DYLON

Roli dhe nevoja e ligjërimit të drejtë fetar

Avatar photo Redaksia

– Teologjia si pjesë e shkencave sociale është duke kaluar nëpër kohë të vështira, nëse jo nëpër një krizë të thellë, sepse vet shkencat sociale në përgjithësi i janë nënshtruar një presioni të padurueshëm nga dinamikat e kohës postmoderne ku po dominon teknologjia,

– Teologët duhet të bëjnë çmos për të prezantuar fenë në atë mënyrë që ajo të mos bastardohet edhe më tutje nga ata që nuk e njohin por flasin në emër të saj dhe nga ata që nuk e done andaj e kritikojnë ashpër,

EkoHigjiena

– Feja nuk guxon të trajtohet vetëm si një prej ideologjive të shumta të prodhuara prej njeriut,

– Kur në emër të fesë ushtrohet dhunë, kompetentët e shoqërisë duhet të merren me shkaqet e degradimit të tillë. Ne shqiptarët duhet të gjejmë veten në autenticitetin tone tradicional të respektimit të besimeve,

– Përveç tjerash, feja islame tek ne duhet të fokusohet tek trauma shpirtërore e shqiptarëve të identitetit fetar islam, por jo vetëm, veçanërisht pas gjendjes së krijuar përgjatë këtyre viteve të fundit. Para se gjithash, Zoti është krijuesi ynë, ndërsa fetë, në këtë rast, feja islame veçanërisht, është një interpretuese dhe udhëzuese e natyrshme në edukimin e njeriut,

– Sidoqoftë, strukturave të organizuara të institucioneve fetare, në rastin konkret të Bashkësisë Islame, u mbetet barra për rikthimin e fesë në shtratin e saj të natyrshëm të misionit për edukim të njeriut në dimension shpirtëror, arsimor dhe social. Institucioni fetar islam në trojet shqiptare, duhet të (ri)gjejë mënyrën efikase të rikthimit të rolit të fesë si përuruese të vullnetit të Zotit, që konsiston në ndërtimin dhe kultivimin e personalitetit të njeriut si qenie e edukuar, e arsimuar, njerëzore dhe e dobishme,

– Tani kur jemi në prag të muajit të Ramazanit, elokuenca në ligjërimin, si rrugë e transmetimit të vlerave të shpallura nga Zoti, është themeltare në rikthimin e natyrshmërisë. Kjo formë reflektuese e komunikimit, nuk mund të bëhet me një mënyrë të thatë predikimi, por me një mënyrë të thellë e themeltare të komunikimit, në mënyrë që para njerëzve të përurohet Zoti si krijues, bashkë me qëllimin e krijimit të njeriut e jo interpretime teologjike jo-burimore, që mund të jenë në shfrytëzim të interesave të caktuara të ngushta e të zymta,

– Planprogrami i FSI-së duhet të pasurohet edhe me lëndë tjera që do të kishin ndihmuar mësimin e fesë në mënyrë të nevojshme për kohën dhe hapësirën ku po jetojmë. Është moment vendimtar që në Fakultetin e Studimeve Islame të jetë edhe Psikologjia e Religjionit, edhe Sociologjia e Religjionit, edhe Filozofia e Religjionit por edhe Logjika.

-Seminaret për imamë dhe punonjës të Bashkësisë Islame të Kosovës janë mase të nevojshëm. Nuk mjaftojnë vetëm takimet vjetore në prag të Muajit të Ramazanit të krerëve të BIK-ut me ligjëruesit fetarë…

/Pjesë nga intervista e Mustafa BAJRAMIT dhënë sot RTK-së, në lidhje me rolin e ligjëruesve fetarë që kanë në shoqëri si dhe në lidhje me nevojën e perfeksionimit të artit të ligjërimit nga ana e teologëve islam…!/