(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorët e tij ishte në Roganë, ku u takua me përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të firmave të cilat ishin të interesuara për të konkurruar në realizimin e projektit të shkollës së re në ketë fshat të madh të komunës.
Sinani tha se është një lajm shumë i mirë për të gjithë, mësimdhënësit dhe nxënësit që së shpejti do të filloj nderimi i një objekti të shkollës fillore Shkolla ” Metush Krasniqi” është i tej ngarkuar me mbi 700 nxënës të shkollave të mesme që kanë paralelet e ndara fizike këtu”. Kjo shkollë e vetmja në komunë që punon me tri ndërrime , me orar të shkurtuar të orëve mësimore që edhe refleksione në kualitetin e mësimit.
“Me ndërtimin e një objekti shkollor do të krijoheshin kushte me të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie, i falënderoj donatorët me ketë rast, dhe ju them se e keni mbështetjen e plotë të kryetarit në çdo kohë” u shpreh Sinani.
“Ne jemi këtu qe t’u ofrojmë ndihmë dhe me investimet tona të bëjmë përmirësimin e objekteve të ndryshme, për të krijuar kushte me të mira për punë dhe avancimin e edukimit të fëmijëve në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Kamenicës”, ka thënë nga ana r tij Luc Faber përfaqësues nga BE-ja . /2lonline/