Robin Krasniqi Kampion i Botës në dy kategori, ja fjalët e tij pas triumfit

Robin Krasniqi Kampion i Botës në dy kategori, ja fjalët e tij pas triumfit

Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të shpallet Kampion i Botës në dy kategori, WBA dhe IBO, duke e mposhtë kampionin e deri më tashëm, Dominic Boesel.

Pas meçit foli edhe Robin Krasniqi, ku tha se ka pritur plotë 15 vjet për këtë meç.

”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua. Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thene Krasniqi pas fitores.

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një super-nokaut, që bëri krenarë mijëra shqiptarë në gjithë botën.

Robini kishte një kohë të gjatë që po tentonte të fitonte këta tituj. Në dy tentimet e para kishte dështuar. Kurse e treta doli e vërteta.

KOMENTE