DYLON

Roberts: Zgjidhje është ndarja e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ish-ambasadori i Britanisë në Beograd, Ivor Roberts, ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se do të ishte hipokrite që Serbisë t’i bllokohet rruga drejt Bashkimit Evropian para se të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë nuk e kanë njohur as disa shtete të BE-së.

EkoHigjiena

Roberts ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, porse zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët.

“Ajo, sipas mendimit tim, mund të arrihet me ndarjen e Kosovës, ndoshta edhe me shkëmbimin e territoreve të caktuara”, ka thënë Roberts për gazetën serbe “Politika”, transmeton Indeksonline.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.