DYLON

RoAiad i dhuron ShSKUK-së donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues

RoAiad i dhuron ShSKUK-së donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues
Avatar photo Redaksia

RoAiad, një agjenci brenda Qeverisë së Rumanisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, i dhuroi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës një donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Donacioni kap vlerën e 20 mijë eurove, ndërsa përfitues është Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

EkoHigjiena

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi shtetin rumun për ndihmën e ofruar, duke thënë se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në këtë rast për fëmijët që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas tij, donacioni ka rëndësi të veçantë, sepse shpreh miqësinë dhe solidaritetin mes popujve, sidomos në kohëra të vështira.

Drejtori Krasniqi e siguroi udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor se donacioni do të përdoret për qëllimin e destinuar.

Ndërkaq, Onisor tha se ky donacion është një ndihmë nga populli rumun, dedikuar për Pediatrinë.

Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit, prezent ishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, i cili falënderoi shtetin e Rumanisë, derisa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.