ROADPOL, “targeton” kamionët dhe autobusët!
Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Maj 2025 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 05 deri 11 Maj 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,414 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 4,967 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 534 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. /2LONLINE/
