ROADPOL në fokus, “Kontrolli i shpejtësisë”
Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Gusht 2026 – “Kontrolli i shpejtësisë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 3 deri 9 Gusht 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë.
Me këtë rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 442 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 3,777 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 2,103 gjoba. /2LONLINE/
