DYLON

ROADPOL në fokus kishte kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit

ROADPOL në fokus kishte kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit
Avatar photo Redaksia

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2025 kishte në fokus “Kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit”.

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 16 deri 22 Qershor 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit.

EkoHigjiena

Sipas policisë, kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë:

?realizuar 722 pika të kontrollit të automjeteve

?janë kontrolluar 338 shoferë

?ndaj 19 shoferëve që kanë rezultua nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.