DYLON

ROADPOL në fokus ka kontrollimin e përdorimit të rripit të sigurisë

ROADPOL në fokus ka kontrollimin e përdorimit të rripit të sigurisë
Avatar photo Redaksia

ROADPOL ka  vazhduar me realizimin e aktiviteteve operacionale sipas planit për muajin Mars 2025,  e që në fokus ka: “Kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë”.

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 10 deri 16 Mars 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

EkoHigjiena

Në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,738 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 7,778 mjete.

Ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë janë shqiptuar 807 gjoba.  /2LONLINE/