DYLON

Rivitalizohet dhe asfaltohet rruga në fshatin Lubishtë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Lubishtë të Vitisë ku sapo kanë filluar punimet në rivitalizimin dhe asfaltimin e rrugës së këtij fshati. Sipas projektit të paraparë pritët të rivitalizohet dhe asfaltohet rruga kryesore e fshatit në gjatësi prej 3,797m ndërsa gjërsia e rrugës do të jetë 5m. Sipas këtij projekti do të bëhet edhe shënjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugës. Ndërkaq vlera e këtij projekti është mbi 120 mijë euro dhe do të financohet nga buxheti komunal i Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se rivitalizimi i kësaj rruge ka qenë e nevojshme pasi që ajo ishte shtruar para disa dekadave dhe ishte dëmtuar shumë. “ Me kontributin e qytetarëve të Lubishtës kjo rrugë ishte shtruar para disa dekadave dhe me të vërtetë ajo u dëmtua shumë dhe ne nuk kemi dashur ta lëmë atë në këtë gjendje. Për këtë qëllim ne kemi ndarë buxhetin së bashku me Kuvendin Komunal dhe Kryesuesin e tij që të miratojë kërkesën për ndarjen e buxhetit për rivializimin e saj”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ai po ashtu bëri me dije se në këtë fshatë do të shtrohet me zhavorr edhe rruga fushore Lubishtë-Beguncë në vendin e quajtur “Xhepa”. Ndërkaq Burim Mustafa Koordinator i fshatit Lubishtë falënderoi institucionet komunale të Vitisë për këtë projekt duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge është i një rëndësie të veçantë pasi që lidhë Lubishtën me fshatin Ramnishtë por sipas tij ajo ndikon që të mos të këtë shpërngulje të banorëve nga fshati.

Mustafa foli edhe për rëndësinë që ka rruga bujqësore Lubishtë-Beguncë e cila po ashtu pritet të filloj të shtrohet me zhavorr nga komuna e Vitisë gjatë këtij viti duke potencuar se kjo është në interes të dy fshatrave. Ndërkaq edhe banorë të tjerë të fshatit kishin pritur sot Kryetarin Haliti dhe e falënderuan atë për projekti e sapo filluar. /2L ONLINE/