DYLON

Riola Hysa fituese e çmimit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike “Fest Folk”

Riola Hysa fituese e çmimit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike “Fest Folk”
Avatar photo Redaksia

Sonte, të Teatrin e Qytetit të Gjilanit, u mbajt për herë të parë Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Folklorike “Fest Folk”, një aktivitet në të cilin jehoi kënga nga solistë prej trevave të ndryshme si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, nën përcjelljen e orkestrës folklorike autentike gjilanase.

Festivali, i konceptuar si një Folk Festival me rrënjë tradicionale, erdhi nën organizimin e OJQ “Qendra Kulturore Cello Duo”, si një iniciativë e drejtoreshës Arzie Jusufi, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj profesional Fazli Berisha si ideator kryesor për nismën e këtij festivali dhe udhëheqësin artistik, instrumentalisti Afrim Leka, ndërsa atë e shpalli të hapur Kushtrim Zeqiri, drejtor i DKRS-së në Gjilan.

EkoHigjiena

Fillimisht, u nderuan me mirënjohje, drejtori Kushtrim Zeqiri, pastaj dy veteranët e kësaj muzike Xhemajl Berisha dhe Fehmi Leka, dhe pastaj moderatorja Lumturie Shabani ftoi në skenë solistët që performuan për më se 1 orë, para të pranishmëve në sallë.

Me që ishte hera e parë e këtij Festivali, në emër të organizatorit, Arzie Jusufi tha se do të jepen tri çmime, me idenë që herëve të tjera të shtohet numri i çmimeve.

Kështu, Riola Hysa ishte fituese e çmimit të Festivalit, çmimi për solistin më të ri iu nda Reis Shala dhe me çmimin solisti më i vjetër u nderua Selajdin Miftari.

Përndryshe, nga organizatorët është thënë se qëllim kryesor i festivalit është ruajtja dhe promovimi i këngës folklorike shqiptare në të gjitha format e saj tradicionale duke i ofruar publikut një përvojë autentike artistike si dhe vendosja e Gjilanit në hartën kulturore mbarëkombëtare me një aktivitet vjetor të qëndrueshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.