Në kuadër të projekteve për rivitalizimin e shkollave të komunës së Vitisë, ka nisur punimet në renovimin e kulmit të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.
Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë shkollë, kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë vizituar atë.
Kryetari Haliti me këtë rast u shpreh se do të vazhdojnë projektet që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në objektet shkollore edhe më tutje.