DYLON

Rininë e PDK-së në Miresh do ta udhëheqë Egzon Halili

Rininë e PDK-së në Miresh do ta udhëheqë Egzon Halili
Avatar photo Redaksia

Me një interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve, Rinia Demokratike e Kosovës (RDK), po vazhdon intensivisht procesin e saj zgjedhor, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.

“Me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të Kuvendit zgjedhor, Mireshi mbrëmë ka organizuar zgjedhjet e Nëndegës së RDK-së, ku ka zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe delegatët e kuvendit të Degës së Rinisë Demokratike në Gjilan.

Mandati i ri, për ta udhëheqë rininë e PDK-së në Miresh, iu besua psikologut të ri, Egzon Halilit”, bënë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.