Rinia do të jetë njëri ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga koalicioni AKR-LDK

Rinia do të jetë njëri ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga koalicioni AKR-LDK

Behgjet Pacolli president i Aleancës Kosova e Re, sot gjatë takimit me të rinjtë e Gjilanit shpalosi programin e AKR-së pikë për pikë duke u përcjell me vemendje të madhe nga të rinjet Gjilanas. Presidenti i AKR-së Behgjet pacolli tha se Rinia do të jetë ndër prioritet e qeverisë së ardhshme të koalicionit tonë të përbashkët AKR-LDK.

“Rinia do të jetë njëri ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga koalicioni AKR-LDK dhe nga dita e parë e punës do të nisim me fuqizimin, punësimin dhe prosperimin e të rinjëve që janë e ardhmja e të cilët tashmë janë në gjendje jo të mirë, tha Behgjet Pacolli, presidenti i Aleancës Kosova e Re, gjatë takimit me të rinjtë e Gjilanit”

Më tej presidenti Pacolli shtoj se në programin e AKR-së parashihet që cdo student që përfundon studimet do të kete një pagesë fondi shtetrorë për një vitë pran një ndërrmarrje.

“Rinia, sidomos ata që kryejnë universitetin do të punësohen ditën e parë për një vit do të përkrahen nga shteti dhe kështu ata sigurojnë edhe vendin e tyre të punës. Do të punësohen ata që marrin diplomën me dije e jo me dallavere”.

Presidenti i AKR-së, premtoi se në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së koalicionit AKR-LDK do të bëjën marveshjen për liberalizimin e vizave dhe të rinjët edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm nëpër Evropë. Ai tregoi se që nga dalja e tij nga qeveria nuk ka pasur thuajse asnjë njohje të Republikës së Kosovës, ndërsa me qeverisjen tonë Kosova dotë njihet nga 160 shtete.

Ndërsa për sigurimet shëndetësore, Behgjet Pacolli, tha Ligji për Sigurimet Shëndetësore, do të nis së implemenuari mujain e parë të qeverisjes. Në anën tjetër kreu i AKR-së, paralajmroi ngritje mbi dhjetë fishë të akcizës për duhanin, por edhe ngritje deri në 30 për qind të akcizës do të ketë edhe për derivatet, cka do të ndikoj qe të implementohet ligji për shendetësi. Nga ana tjetër paralajmroi se do të ulin importin e madh të mallraveqë vije nga Serbia dhe do ta zvogëlojnë atë mbi 60 për qind. Do të shuhet agjensioni për privatizimin e nderrmarjeve shoqërore, ku të gjitha pronat që janë do të trajtohen përmes ligjit të PPP që në botën përendimore është shumë njohur.

Aidi Berisha kryetar i forumit Rinor dega në Gjilan gjatë hapjes së debatit me të rinjët e Gjilanit tha se rinia Kosovare është duke bredhur rrugëve dhe duke ikur jashtë Kosove kjo është jeta që na kanë servu për 17 vjet pushtetarët tanë, është për të ardh keq. Por ne rinia e AKR-së e dijmë se e kemi vetëm një shpresë e e kjo shpresë është në programin e Aleancën Kosova e Re me liderin e saj Behgjet Pacollin.

Debati zgjati mbi një orë, kishte pytje dhe përgjigjje të ndryshme për të rinjët drejtuar presidentit të AKR-së.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE