DYLON

Rinia Studentore – Kadri Zeka, ndihmon njerëzit në nevojë

Rinia Studentore – Kadri Zeka, ndihmon njerëzit në nevojë
Avatar photo Redaksia

Organizata Rinia Studentore – Kadri Zeka, pas ndërmarrjes së aktiviteteve humanitare, po i del në ndihmë nevojtarëve dhe rasti më i freskët është ndihma për Hajrullah Fetincin, i cili jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.  Ndër tjerash, atij iu është rregulluar dhoma.

Mehmet Zylfiu nga Rinia Studentore – Kadri Zeka, ka bërë me dije se kjo Organizatë studentore ka marr iniciativën për t’i ndihmuar axhës Hajrullah Fetinci i cili i shtyer në moshë ishte në gjendje të rëndë ekonomike, por edhe shëndetësore.

“Pas aktiviteteve te shumta, dhe mbledhjes se fondeve, ditë më parë ne takuam axhën Hajrullah dhe e dëgjuam për nevojat e tij, ndërsa sot e gëzuam atë. Axha Hajrullah, pavarësisht gjendjes së rëndë, pati një mikpritje të ngrohtë për ne dhe i emocionuar, falënderoj gjithë ata që kontribuuan për të i ndihmuar atij”, ka thënë Mehmet Zylfiu.

EkoHigjiena

Sipas itj, Rinia Studentore duke falënderuar të gjithë atë që kontribuuan, në veçanti studentët që kontribuuan në organizimin e aktiviteteve, zotohet qe do të vazhdoje me aktivitete humanitare për të i gëzuar gjitha ata që janë në nevojë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.