DYLON

Rinia në amulli historike!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Personalisht ndihem jo mirë me formalitetin kamuflues që bëjnë qeveritarët tanë duke uruar ditën e rinisë. Aq me tepër që këtë kanë filluar ta bëjnë edhe ca lider të rinjë. Mua smë vjen natyrshëm, me duket shumë pompoze kjo sjellje dhe humbje e autenticitetit, rinia duhet ta ketë kredibilitetin dhe autenticitetin e vet e jo të imitoj e të plaket para kohe!

Konceptualisht kur njeriu don të nisë dicka ai duhet të ketë ambicjen dhe vullnetin, kjo të nxitë pastaj në veprim, veprimet mund të modifikohen e të japin produkte kurse rinia jonë ka munges vullneti nga humbja e prespektivës dhe shpresës dmth ne akoma jemi në fazën e parë të një procesi që pretendojmë ta nisim.

EkoHigjiena

Qeveria jonë ska kurrfar mekanizma për stimulimin e rinisë, ata pak që i ka jane krejt jofunksional dhe në esencë nuk paraqesin RINI.
Një rini me vullnet, vetinicjativ dhe jo e dogmatizume do të ishte fuqi e jashtzakonshme dhe prespektivë e ndritur e këtij vendi. Por, sa është rinia jone unike, kohezive dhe e pavarur është diskutim në vete…krejt kjo si pasojë e mungesës së trajtimit dinjitoz, instalizmit të sistemit të punës servile dhe imponimin e zgjidhjeve….”rini e shëndosh”, rini europiane”, rini e aftë”, këta terma janë aq medioker sa po ja humbin edhe kuptimin origjinal këtyre fjalve.

Të nderuar qeveritar, nëse ne kemi ndëgjuar nga prinderit tanë për gjenocidin serb të ushtruar në student, fëmijet tanë do të ndëgjojn për korrupsionin, mungesën e prespektives dhe fenomene tëtilla!

Në këtë situatë ne të rinjët e këtij vendi shprehim fuqishëm paknaqesinë tonë me trajtimin që po na bëhet. Gjithsecili nga ne duhet të kuptoj se me të vërtet (jo ashtu siq thuhet nga politikanet, edhepse fjala e njejt) ne jemi ata që mund ta bëjmë ndryshimin dhe kjo diku fillu me qenë aktive dhe duke pas vetinicjativë, potenciali i vërtetë intelektual qëndron në rininë pasive të këtij vendi!

Sidoqoftë, është fakt i patjetërsueshëm që jemi ne ata që të tregojm se cfare brumi ka ky popull dhe si të tillë mbetemi shpresa e vetme e këtij vendi.

Egzon Daku
Kryetar i PS-UP