DYLON

Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi

Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi
Avatar photo Redaksia

Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Një takim i paharrueshëm me Forumin Rinor të LDK-së dhe me rininë e Gjilanit.

Ishte një atmosferë plot jetë, vullnet dhe me shumë optimizëm.

E pashë me sytë e mi se sa shumë të rinj e të reja kanë dëshirë me e pa ndryshimin pas 7 dite, me e pa një Gjilan të ri që u jep mundësi të rinjëve dhe të rejave, që i dëgjon dhe që i respekton.

Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi.

Diskutuam nga afër për idetë, për sfidat dhe për rrugën që na pret përpara. Rinia jonë gjilanase nuk do të jetë më asnjëherë spektatore.

Ajo do të jetë pjesë e ndryshimit rrënjësor dhe është gjenerata që po e merr përgjegjësinë në duart e veta dhe ne do t’i japim mbështetjen, hapësirën dhe besimin e plotë që e meritojnë.

Një falënderim i veçantë për Gentrit Murselin, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, për punën, përkushtimin dhe frymën që po e sjell në mbështetje të vizionit.

Faleminderit shumë secilit të ri e të reje që ishte me ne.

Me vullnetin dhe përkushtimin tuaj po ndërtojmë fitoren që po vjen.

Koha e rinisë gjilanase dhe vendimmarrjes së tyre tani ka ardhur. Kjo është epoka e tyre dhe vetëm bashkë do ta shkruajmë historinë më të re të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.