/2L ONLINE/ – Para se me vazhdua me shkrimin, duhet patjetër të bëjë pyetjen: Pse rinia ka zgjedhë heshtjen?
Rinia e Kosovës asnjëherë më parë nuk ka qenë më e heshtur, më pasive dhe në gjumë të thellë që nga viti 1999. Rinia në Kosovë është ajo që përbënë shumicën në Kosovë, por në vendime dhe në jetën aktive të proceseve është e fundit që nga paslufta. Dikur rinia ishte promotor i zhvillimeve të mëdha, ku studentet ngritnin zërin për Demokraci e Pavarësi dhe bënin përpjekje qe ajo të arrihet dhe e arritën. Kurse sot rinia nuk dëgjohet, jo pse nuk e lejojnë po pse nuk funksionon në mënyrë të mirëfilltë si sektor.
Rinia e Kosovës tani është e margjinalizuar në disa kryetarë të forumeve rinore të cilët janë “altoparlantë” i zërit të gjeneratës së vjetër, në disa kryetarë të parlamenteve të cilët thirren në zë të studentëve po faktikisht janë zë i bosëve të partive të cilat sponsorizojnë këto organizata dhe për fund jo me pak e rëndësishme të rinjtë të cilët i manipulon një pjese e shoqërisë civile.
Rinia duhet t’i thyeje këto barriera, ajo nuk duhet të jetë e margjinalizuar, duhet të jetë alternativë e mendësisë së re dhe promotorë i zhvillimit. Si pjesë vitale e shoqërisë ajo duhet që ta mendojë mirë organizimin e saj dhe duhet të merr shembull nga organizimi i (Grave të Kosovës) si në parlament por edhe në të drejtat e tyre.
Sot është koha që kjo rini, të ngrihet në këmbë e pavarur, të bëhet një zë i unifikuar, të bëjë presionin në të gjitha organet institucionale vendimmarrëse, në parti dhe kudo që ka forma të organizimit të jetë pjesë udhëheqëse dhe jo mbajtëse, transmetues i zërit të kësaj mendësie që në shumicë është përjashtuese e rinisë.
Rini mos heshtë, t’i nuk je pjesë e së ardhmes, ti je pjesë e së tashmes, pjesë e udhëheqjes dhe jo e nënshtrimit. Ne duhet të jemi një zë në mbrojtje të interesit rinor, duke i thyer barrierat të cilat na kufizojnë që të jem të bashkuar! /2L ONLINE/