DYLON

Rinia e Gjilanit duhet të jetë pjesë e çdo vendimmarrjeje

Rinia e Gjilanit duhet të jetë pjesë e çdo vendimmarrjeje
Avatar photo Redaksia

/Jon Veseli, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Të rinjtë e Gjilanit meritojnë mundësi për t’u zhvilluar, për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre dhe për të qenë bashkëkrijues të çdo projekti që ndikon në jetën tonë të përditshme. ?

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të hapur e miqësore me disa prej të rinjve të Gjilanit. Ishte vërtet frymëzuese të dëgjoja idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Gjilan më aktiv, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. ?

Rinia e Gjilanit duhet të jetë pjesë e çdo vendimmarrjeje.

Zëri i të rinjve nuk duhet të mbetet vetëm në kafe apo rrjete sociale, por të dëgjohet aty ku merren vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. ?️

Si kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-së, me numrin 8, angazhimi im është që Gjilani të bëhet vend ku të rinjtë kanë mundësi reale për zhvillim, punë dhe pjesëmarrje aktive — sepse vetëm kështu ndërtojmë një të ardhme me dritë. ?

?️ Më 12 tetor, ju ftoj të jepni mbështetjen tuaj:

✅ Votoni nr. 174 – Nazim Gagica për Kryetar

✅ Votoni nr. 8 – Jon Veseli për Asamblenë Komunale

? Bashkë me rininë, për një komunë që beson në energjinë e brezit të ri.

? Dritë për Gjilanin!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.