/2L ONLINE/ – Ditën e Mësuesit 7 Marsit, që konsiderohet si ditë e veçantë e shoqërisë sonë, RDK e ka shënuar me vizitë tek disa veterane të arsimit për të shprehur respektin për misionin e shenjtë të tyre në dhënien e diturisë për gjenerata të shumta.
“Sot ne po shprehim respektin dhe krenarinë në këtë ditë të mësuesit për ju veteranët e arsimit që për dekada të shumta bëtë sakrificë në mësionin tuaj për shpërndarjen e diturisë, edhe atëherë kur për ne si shoqëri ishin kohëra të vështira, kur pushteti kishte qëllim që shoqëria jonë të mbetej pa shkollim e dije, duke përdorur të gjitha mjetet që ky mision të mbetej I pamundur” u shprehën me këtë, rastë prëfaqësuesit e RDK-së.
Gjatë vizitave të RDK-së, në një bashkëbisedim të këndshëm më veteranët e arsimit, porosia kryesore nga to ishte dalja nga kjo sitiuatë, për të cilën është shumë me rëndësi uniteti, tolerance dhe sigurimi I perspektivës për gjeneratat e reja duke I konsideruar si shtylla të shtetit dhe ardhmërinë e vendit.
Gjithashtu me admirim folën për rininë që e kemi të shkelqyshme, me porosinë që tu krijohet më shumë mundësi e hapësirë në inkuadrimin e jetës institucionale duke llogaritur në dijën, potencialin dhe vullnetin që ka rinia për prosperim të vendit. /2L ONLINE/