DYLON

Rinia Demokratike djeg flamurin e ISIS

Avatar photo Redaksia

Sfida globale për djegien e flamurit të organizatës terroriste, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), në Kosovë nisi me aktin e Rinisë Demokratike. Forumi i Rinisë Demokratike ka vendosur sot që këtë akt ta bëjë para bustit të heroit kombëtar, Skënderbeu. Triumf Sadikaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, ka thënë gjatë këtij aksioni se kjo rrymë ekstreme nuk do të mirëpritet në Kosovë.

“Ne si rini kemi zgjedhur këtë aktivitet si formë revolte ndaj veprimeve të organizatës ISIS dhe krimeve të saj makabër. Ne në Kosovë jemi shqiptarë, i respektojmë fetë si pasuri tona kombëtare, dhe në asnjë formë në shoqërinë tonë nuk do të mirëpriten rrymat ekstremiste fetare, që cenojnë dhe tolerancën ndërfetare dhe ndërvëllazërore”, ka thënë Sadikaj gjatë aksionit./epokaere/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.