DYLON

Rinewgocimi i marrëveshjes varet nga vendimi i Kushtetueses

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa thotë se çështja e pezullimit të marrëveshjes për Asociacionin është e natyrshme. Ai thotë se do të varet nga vendimi i Kushtetueses në lidhje me hapat e mëtutjeshëm sa i përket marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Mendoj se çështja e pezullimit është e natyrshme se edhe po të mos kishte një vendim të tillë, objektivisht do të pezulloheshin të gjitha veprimet sa i përket Asociacionit derisa Gjykata të mos sjellë ndonjë vendim”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK’në.

EkoHigjiena

Thotë se është e panatyrshme të punohet në implementim të marrëveshjes derisa ajo është në shqyrtim. Por, thotë se pezullimi nuk do të thotë se marrëveshja është anuluar.

“Është e panatyrshme të punohet në implementimin e marrëveshjes derisa çështja është në shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi nuk do të thotë se marrëveshja është anuluar ose është vlerësuar, por nënkupton se Gjykata Kushtetuese e ka marrë në trajtim dhe posa ta marrim vendimin ne do të veprojmë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa për RTK’në.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë. Ka folur edhe për funksionimin e koalicionit PDK-LDK, duke thënë se ky koalicion do të funksionojë deri në vitin 2018.

“Dialogu me Serbinë do të vazhdojë. Ne do të funksionojmë deri në qershor t ëvitit 2018 pa asnjë pengesë sepse kemi 2/3 në Kuvend dhe kemi një opozitë e cila hedh vetëm gaz lotësjellës në Kuvend dhe nuk e ka shumicën”, ka thënë Mustafa.