DYLON

Rina Ahmeti në krye të Grupit ë Grave të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Grupi i Grave të Gjilanit (GGGJ) e ka liruar nga detyra kryesuesen e deritashme, Besa Baftiu, për shkak të angazhimeve në Parlamentin e Kosovës, ku është zgjedhur deputete dhe në vend të saj ka caktuar Rina Ahmetin. Sipas marrëveshjes, udhëheqja e Grupit të Grave të Gjilanit, bëhet me rotacion.

Në takimin e GGGJ ka marrë pjesë edhe Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila shquhet si aktiviste e madhe për të drejtat e grave dhe barazi gjinore. Gratë kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme si dhe për nevojat buxhetore që ka GGGJ për të zhvilluar veprimtarinë e saj.

EkoHigjiena

Bunjaku-Rexhepi i ka inkurajuar gratë e Gjilanit që të jenë sa më aktive dhe sa më këmbëngulëse në kërkimin e hapësirave që u takojnë në politikë dhe vendimmarrje. Sipas saj, gratë kanë dëshmuar se kanë guxim për të marrë mbi vete procese e detyra të rëndësishme. Personalisht ajo është shembulli më i mirë i këtij guximi.

GGGJ është themeluar në vitin 2009, si nevojë për të mbështetur gratë në vendimmarrje dhe politikë bërje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.