DYLON

Rikthimi i speciales edhe një herë në votim, në kundërshtim me praktikat parlamentare

Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se Kuvendi i Kosovës ka votuar për amendamentet kushtetuese që lidhen me Gjykatën Speciale dhe rezultati ka qenë negativ. Rikthimi i së njëjtës çështje, edhe një herë tjetër në votim, është i panevojshëm dhe në kundërshtim me praktikat parlamentare, thonë në AAK.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë,se për të kundërshtuar riprocedimin dhe votimin e Gjykatës Speciale, janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha subjektet politike opozitare.

EkoHigjiena

Isufi thotë se për ta kundërshtuar këtë çështje, do të shfrytëzohen të gjitha alternativat e mundshme ligjore.

“Do të mbajmë konsulta të vazhdueshme deri në mbajtjen e seancës, por konsiderojmë se nuk është e drejtë që të bëhen shantazhe ndaj deputetëve ashtu siç po vepron Qeveria e Kosovës. Po ashtu, do të shohim të gjitha format në koordinim, të cilat pamundësojnë arritjen e aprovimit të Gjykatës Speciale”, bën të ditur Isufi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.