DYLON

Rikthehet Superliga, në fokus ndeshjet e klubeve gjilanase

Rikthehet Superliga, në fokus ndeshjet e klubeve gjilanase
Avatar photo Redaksia

Pas pushimit që patën për shkak të lojrave të Kombëtares, të shtunën rikthehen ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, ku të shtunën do të zhvillohe dy ndeshjet e para të javës së nëntë dhe të tjerat të dielën.

Pikërisht, do të jenë dy skuadrat gjilanase që do të ballafaqohen të shtunën me kundërshtarët e tyre. Drita do ta mirëpret Malishevën, derisa skuadra e Gjilanit udhëton për t’u ballafaquar me Prishtinën e Re, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Aktualisht, FC Drita është e katërta në tabelë me 11 pikë, duke u këndellur drejt kreut të tabelës, pas një starti jo të mirë, ndërsa SC Gjilani, i cili tashmë është me trajner të ri, ndodhet e fundin e tabelës me 7 pikë dhe ky takim është i rëndësishëm për ta, edhe për ta lënë krizën mbrapa, e për t’u kthyer kah e mbara, kah rezultatet pozitive, por e rëndësishme edhe për trajnerin e ri Debatik Currin, që të nis me fitore, “trajnerllëkun” e tij, te skuadra kuq e bardhë.

 Të dyja ndeshjet, Drita- Malisheva dhe Prishtina e Re – Gjilani, zhvillohen të shtunën prej orës 13:00.  

Të dielën zhvillohen ndeshjet tjera po prej orës 13:00: Ballkani – Dukagjini, Drenica – Prishtina, Llapi – Ferizaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.