Rikthehet futbolli kosovar, Drita dhe Gjilani zhvillojnë stërvitje pas dy muajsh

Rikthehet futbolli kosovar, Drita dhe Gjilani zhvillojnë stërvitje pas dy muajsh

Me rekomandim të Instituti të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë e në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, futbolli kosovar ka rinisur pas 2 puajsh pauzë si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, Covid 19.

Kampionati do të vazhdojë dhe klubet lejohen të grumbullohen për stërvitje, pergatitje e ndeshje, por duke i respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse, shkruan 2LONLINE.com.

Klubet kosovare jane grumbulluar për stërvitjet e para pas këtij pushimi dhe sot edhe të kaltërit e Dritës u mblodhën në stadiumin sintetik në Gjilan.

Klubi dhe futbollistët u drejtuan nga ndihmës trajneri, Alban Dragusha, treneri Ardian Nuhiu dhe disa lojtarë do të bashkohen me klubin në ditët në vijim.

“Sot ekipi është bashkuar për të rifilluar stervitjet dhe për tu përgaditur për pjesën e mbetur të kampionatit i cili do të nis nga data 7 qershor.

Ekipi sot nuk ka qenë i plotë dhe është drejtuar nga ndihmës treneri Alban Dragusha sepse treneri Ardian Nuhiu dhe disa lojtarë do të na bashkangjiten në ditët në vijim.

Gadishmëria dhe entuziazmi ishin prezent tek stafi dhe lojtarët të cilët ishin përmalluar për fushën e gjelbër!”, thuhet në komunikatën e Dritës.

Dje për ushtrime u grumbulluan edhe rivali lokal i Dritës, SC Gjilani./2LONLINE.com/.

KOMENTE