DYLON

Rikonfirmojnë vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Rikonfirmojnë vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Enis Kervan, ka zhvilluar një takim me atasheun ushtarak të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, kolonelin Adem Türk, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, koloneli Türk e uroi zëvendësministrin Kervan për angazhimin dhe përgjegjësitë e reja në detyrë, duke rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, zëvendësministri Kervan shprehu mirënjohjen për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes programeve të trajnimit dhe projekteve të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.