(Vështrim i lexuar në Manifestimin rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, më 14 qershor 2015, në Dunav,me rastin e shqyrtimit të poezisë së Ibrahim Kadriut, në 70 vjetorin e lindjes së tij dhe 50 vjetorin e krijimtarisë letrare )
Ramadan MUSLIU
/2L ONLINE/ – Ibrahim Kadriun e njohim si një poet që i ka kaluar të gjitha fazat e pjekurisë së një poezie, proces që identifikohet permes njësi një korpusi poetik i të gjithë autorëve brenda një periudhe, ku poezia e këtij autori ka arritur te fitojë një vend të merituar në këtë mozaik. Poezinë e Ibrahim Kadriut e shohim që nga trajtat e para estetizuese të vargut, që e kemi me atë koloritin lokal të njohur të “Netëve të Karadakut”, (1969), të dramave poetike të librit “Diçka po ndodh”(1972), poezive të efekteve estetizante të librit “Hapësirë” e deri te poezia e dramës së njeriut modern të librit “S’mbeti kohë për kremte (2005), që është edhe libri më i arrirë i autorit.
Prandaj mozaiku poetik I kësaj poezie , mund të ndahet si tematikë, në kuptimin e ndarjes së poezive simbas përkatësisë së llojit të tematizimit si segmente tematiko-mitovor, në disa klasa, ku mbi të tjera ngrihet atdhedashuria dhe aspektin intencional të kësaj poezie, prirje që shfaqen në synimin autorial që të të jetë në mënyrë permanente e angazhuar rrethj çështjeve vitale të kombit. Të njejtin tretman, por në një shkallë më të ulët e kanë edhe segmentet e tjera tematiko-motivore: erotika, refleksivja e socialja, që në qëndër të preokupimit e kanë njeriun, për të arriur domenin e metapoezisë dhe, tjetra,në kapjen e e temave të njeriut bashkohor, relievizimin e vetëdijes së tij në raport me ambientin, çfarë është procesi i jetërsimit të qenies karshi aktualitetit.
Meqenëse poezia e sotme është më shumë një sintezë e refleksioneve të burimeve të ndryshme, kjo pamundëson një përvijim më të qartë të kufinjëve tematikë, duke e vënë njeriun në qëndër, qenien e tij si një projektues i dramës dhe njëherit edhe si katalizator i asaj drame, kësisoj poezia bëhet një reliev i konfiguracionit të brendshëm. Në poezinë e Kadriut, në të gjitha aspektet tematiko-motivore, ndodhin dy drama paralele: ajo e realitetit dhe drama e vetë gjuhës. Në poezinë e sotme drama më e madhe ndodh në vetë gjuhën, në veprimin e figurës, në përpjekjen e figurës që të ndërtojë korelacione të caktuara me realitetin për aq sa shpesh e më shpesh ndodh që në këtë dramë gjuha të largohet nga realiteti dhe të kalojë në sferën e estetizimit sa poezia atëherë merr konturat e një lënde kryekreje estetizuese.
Edhe njohësi shumë I mirë I poezisë së Ibrahim Kadriut, Anton Berisha e ka hetuar këtë dramë të brendshme të poezisë sa që këtë aspekt e bën si parësor dhe shques I poezisë së tij. Poiezia e këtij autori madje mundëson një lloj amnezioni të burimit të frymëzimit, përkatësisht të objektivitetit. Prandaj na del e ngopur figurash e veçanërisht metaforash. Prirja për metaforifikim funksional ka bërë që pikërisht hartuesi i një antologjie me vjershat e poetit në fjalë e ka marrë si qenësore për këtë poezi, duke rindërtuar një koncept të tillë si kuptim mbulues i gjithë poezisë.
Një konceptim i kë tillë gjuhësor shtrohet pothuajse ne pjesën më të madhe të poezisë , edhe pse Ibrahim Kadriu i takon atyre autorë ve që nuk qendrojnë në më nyrë strikte brenda një konvencioni poetik.
Madje për poezinë e tij mund të themi se është në lëvizje, përkatësisht në transformim permanent. Madje ky transformim shfaqet në dy linja paralele: në përpjekjen për të kapur hapësira të reja tematizimi, por edhe në trasnformimin e gjuhës dhe të vetë konceptit poetik.
Në poezinë e Ibrahim Kadriut sikur puqen dy ekstremet e poezisë së sotme: poezia thellësisht subjektive, ku gjuha është instrumenti kryesor trasnformimit estetizues, dhe, njëkohesiht poezia, në veçanti e fazë s më të re të tij krijuese, ku anohet nga objektivitei, kthimi i poezisë nga objektet përfaqësuese të realitetit, duke kapur në të njejtën kohë ndjeshmërinë e kohë s aktuale, e cila, po të krahasohet me ndjeshëmërinë dominuese të fazës së hershme të krjimtarisë së tij duket radikalisht e kundërt.
Ibrahim Kadriu, pra, di të bashkëjetojë më kohën, autori arrin të prekë atë vetëdijen e brendshme të frymës së kohë s, siç do të thishte, Edgar Moren, duke e fiksuar subjektin e tij, personazhin lirik, siç do të shpreheshin formalistët rusë , në lë vizje, në verifikimin permanent të statusit të tij në realitetin objektiv.
Këtë prirje një lexues i kujtueshëm do të mund ta hetonte që në elementin mobil të shprehjes poetike të Ksdriut, tek poezitë e angazhuara tematikisht, ku autori do të jetë në pajtim me kohën dhe në puqje me kërkesat e mjedisit. Kjo prirje, që shpesh kishte formë n e intencionalitetit poetik, e cila gjen shfaqje më domethënëse në prozë n e tij me tematikë të përditshmërisë , të cilën dikur këtë kërkesë studiuesi i shquar, Ibrahim Rugova e pat përkufizuar si nevojë për rrë fim”, gjatë periudhë s së fundit krijuese shpërthen fuqishëm, duke u artikuluar poetikisht me mjstrinë e një artisti të mirëfilltë.
Këto poezi, veçanërisht të libri “S’mbeti kohë për kremte”, (2005), e përkthyer edhe rumanisht, e nxjerrin autorin në formatin e tij të vërtetë krijues, një artist që di të artikulojë edhe emocionin më të hollë të kohës, duke komunikuar me realitetin në përmasat me efektive. Janë kë to poezi që e sjellin protretin e brendshë m të njeriut të sotëm në botë n e sendeve, ku lufta për identitet individual mes gjërave që e rrethojnë , është përpjekja permanente. Autori këtu arrin të kapë dhe të konkretizojë emocionin, mendjen dhe përgjithësisht ndjeshëmrinë e kohës, duke e fiksuar subjektin njerëzor në tjëtërsim të vazhdueshëm. Pra, fjala është për dhënien e portetit të brendshëm, domethënë të brendësisë së subjektit, të njeriut të kohës sonë.
Pra Kadriu eshtë vazhdimisht poet që e jeton kohën e vet dhe duke e jetuar kohën e vet vjel nga ajo frymëzimet, ku jo vetë m se i vjel, por në të njejtën kohë kë tyre frymë zimeve reale di të iu japë trajtë n adekuate artistike. Pra ne theks është estetizimi i referencave të realiutetit ku ky poet e ka vendin e vet të pazëvendësueshëm. Kjo kapje e realitetit, transformimi i atyre empirive të realitetit, estetizimi I tyre dhe dhënia e trajtave artistike, të cilat jo vetëm se janë funksionale, por tekstit të tij ia garantojnë një referencialtet permanent, e bëjnë aktuale në të gjitha kohët. Më në fund detyra e artit është të mbruajë frymën e kohës, kromatikën e saj dhe të gjitha trajtat që e shquajnë një kohë dhe atë të vë në mozaikun e historik të zhanrit.
Në fund, si një nga refleksionet përmbyllëse të këtij libri është ideja e transformit permanent të kësaj poezi, të rigjenerimit dhe aftë sisë ripërtëritëse, gjë që ia fal atë elementin e aktualitetit. Pra është një poezi që e lexohet në çdo kohë dhe sjell elemente të çdo kohe. Domethënë se në theks është pajtueshëmëria që autori ia bën realitetit të cilin e jeton, me aktualitetin estetik të poezisë .
( Në foto: Ramadan Musliu, Ibrahim Kadriu dhe Mahmud Hysa )