(2LONLINE) – Ndonëse qyteti i Vitisë ka pasur ndriçim publik ajo për një kohë ishte jashtë funksionit për shkak se me kalimin e kohës shumë nga to kishin dalë nga funksioni. Duke e parë këtë problem, Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtioria për Shërbime Publike, ditë më parë ka filluar me funksionalizimin e ndriçimit publik për brenda qytetit.
Ndriçimi publik për saj të rrugës Adem Jashari dhe Sheshi Nijazi Azemi është funksionalizuar sot tërësisht . Ndërsa në ditët në vijim pritet të rregullohen ndriçimi publik në gjithë qytetin e Vitisë. /2LONLINE/