DYLON

Rifillon ndërtimi i palestres së sporteve në Zhegër

Rifillon ndërtimi i palestres së sporteve në Zhegër
Avatar photo Redaksia

Ka rifilluar ndërtimi i palestres së sporteve në fshatin Zhegër të Gjilanit. Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, gjatë vizitës atje, ka thënë se Komuna do të jetë strikte në monitorimin dhe zbatueshmërinë e këtij projekti tejet i rëndësishëm për këtë fshat.

“Punimet këtu janë duke u bërë me një dinamikë mjaftë të madhe. Jemi në monitorim edhe me kompaninë mbikëqyrëse, por edhe përmes projekt-menaxherit tonë. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone dhe kemi marrë zotimin e operatorit që në afat sa më të shkurtët do të përfundohet. Komuna do të jetë strikte në monitorim dhe zbatueshmëri”, ka thënë Ismajli.

Vlera e këtij projekti është 1 milion e 100 mijë euro, që është financim i Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërkohë, me propozim të qytetarëve të Zhegrës kjo palestër pritet të emërohet me emrin e dëshmorëve, Shaban e Sami Ukshinit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.