DYLON

Ridvan Aliu: Akreditohet shkolla e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike – Future Minds High School

Ridvan Aliu: Akreditohet shkolla e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike – Future Minds High School
Avatar photo Redaksia

 Ridvan Aliu, themelues i Future Minds Academy (FMA), ka bërë me dije se pas 1 vit e gjysmë pune intensive me AKK-n, për herë të parë në Kosovë akreditohet një shkollë e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike – FUTURE MINDS HIGH SCHOOL.

“Ky akreditim garanton që nxënësit tanë nuk përgatiten vetëm për sot, por për profesionet e së ardhmes.  Ne besojmë se shkolla nuk duhet vetëm të transmetojë njohuri, por të krijojë mendje kritike, krijuese dhe të afta për të ndërtuar zgjidhje reale”, ka thënë Aliu.

EkoHigjiena

Postimi i plotë  i tij:

Na qoft për hajër, partner, Muhamet Ajrullahu.

Pas 1.5 vite pune intensive me AKK-n, për herë të parë në Kosovë #akreditohet një shkollë e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike – FUTURE MINDS HIGH SCHOOL.

 Ky akreditim garanton që nxënësit tanë nuk përgatiten vetëm për sot, por për profesionet e së ardhmes.

 Ne besojmë se shkolla nuk duhet vetëm të transmetojë njohuri, por të krijojë mendje kritike, krijuese dhe të afta për të ndërtuar zgjidhje reale.

 Future Minds High School është vendi ku arsimimi shndërrohet në aftësi praktike dhe vizion afatgjatë.