DYLON

Riatdhesimi i emigrantëve, sfidë për Qeverinë

Avatar photo Redaksia

Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk e dinë se sa është numri i qytetarëve që kanë migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, ata thonë se nga fillimi i këtij viti, që përfshinë periudhën kohore janar – shkurt dhe mars janë ri-atdhesuar në Kosovë rreth 2679 persona.

Ndërsa, sipas paralajmërimeve fluksi tjetër i qytetarëve nga vendet e Evropës Perëndimore pritet të arrijë më 31 mars dhe 1 prill.

EkoHigjiena

Jahja Lluka, drejtor i departamentit për diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Kosova do të ketë shumë probleme sociale pasi të kthehen shumica e atyre që migruan për në vendet evropiane.

“Kosovën e presin ditë të vështira pasi që kthimi i atyre që u shpërngulën kohën e fundit është i pa shmangshëm, me siguri se të gjithë nuk do kthehen, po mjafton trendi që është duke u zhvillu dhe Kosova do të ketë shumë probleme sociale, pasi që, shumica e qytetarëve që do të kthehen do të jenë edhe në situatë më të vështirë se para se të ikshin nga Kosova. Një numër kanë shitur shtëpitë e disa të tjerë kanë huazua mjete financiare. Ndërsa plani i qeverisë fare nuk është marrë me problemin e shpërnguljeve, po as të riatdhesimit të qytetarëve të saj”, thotë Jahja Lluka për gazetën “Bota sot”.

Për më tepër:
http://botasot.info/kosova/387501/riatdhesimi-i-emigranteve-sfide-per-qeverine/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.