DYLON

Riatdhesimi i azilkërkuesve, edhe nga Bazeli

Avatar photo Redaksia

Kantoni i Cyrihut është më i ngarkuari në fushën e azilit. Ndër të tjera, presionin në këtë kanton e ka shtuar edhe dëbimi i azilkërkuesve që është rritur ndjeshëm pas nënshkrimit të  Konventës së Dublinit në vitin 2008 edhe nga Zvicra. Rreth 80 për qind e të gjitha riatdhesimeve bëhen nga aeroporti i Cyrihut.

Nga 2014 riatdhesimet nga zyrtarët për emigracion do të bëhen edhe nga aeroporti Bazel-Mulhouse. Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë të lëshuar nga kantoni Bazel-Stadt dhe Bazel–Land, shkruan albinof.ch.

EkoHigjiena

Të dy Bazelët e kanë propozuar këtë projekt në emër të Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë (CCJPD).

Për shkak të pozitës së veçantë të Aeroportit, i cili është i vendosur edhe në tokën franceze, por që menaxhohet bashkërisht nga Zvicra dhe Franca, riatdhesimi i njerëzve do të realizohet nga Zvicra vullnetarisht dhe në mënyrë të pavarur. Aeroportit i Cyrihut duhet të lirohet nga rreth 400 raste të riatdhesimit në vit. Edhe në aeroportin e Gjenevës dhe Bernës do të merren rreth 450 raste në të ardhmen. /2lonline/

/foto: albinfo.ch/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.