DYLON

Riakreditohet UKZ-ja dhe nëntë programe studimore

Riakreditohet UKZ-ja dhe nëntë programe studimore
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2024). Kështu ka vendosur Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 27 korrik 2021, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Për hërë të parë këtë vit, Universiteti Publik “Kadri Zeka” sjellë 4 programe të reja të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare, (1 tetor 2021 -30 shtator 2024).

EkoHigjiena

Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA).

Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM)

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc).

Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe  Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi  Shkencat  Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026).

Me këtë rast, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, shprehet i lumtur që UKZ ka marrë vlerësim të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe është votuar për riakreditimin institucional dhe ri/akreditimin e programeve studimore.

Për këtë vendim të rëndësishëm, rektori Kosumi uron studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe qytetarët e Rajonit të Gjilanit, duke shpreh falemnderim për të gjithë ata të cilët kontribuan që me  përkushtimin dhe punën e palodhshme të bërë, ndihmuan në ngritjen e cilësisë në Universitet.

Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.