DYLON

Riad Rashiti: Për qytetin tonë të pastër e të gjelbër

Riad Rashiti: Për qytetin tonë të pastër e të gjelbër
Avatar photo Redaksia

”Për Gjilanin e pastër dhe të gjelbër 1.3 milionë euro buxhet vjetor”, zotohet Riad Rashiti, kandidat i PDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai zotohet për kujdestarë për çdo lagje, për mirëmbajtje të përditshme, pastërti dhe infrastrukturë funksionale në gjithë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit.

Ky është plani im për një qytet modern, të pastër dhe të gjelbër. Nga janari 2026 do të realizohen: Punësime të reja +60 punëtorë kujdestarë, 650 mijë euro investime për paisje moderne, mjete dhe uniforma pune, Rritje e pagës në 600 euro për çdo punëtor, Shujtë ditore ushqimi, Sigurim shëndetësor për të gjithë punëtorët.

”Totali i investimeve vjetore mbi 1.3 milionë euro, dedikuar për kujdestarët e lagjeve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Ky është angazhimi im për një qeverisje të përgjegjshme, që respekton punëtorët dhe garanton standarde të reja për cilësinë e jetës në Gjilan”, thotë Riad Rashiti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.