DYLON

Riad Rashiti: Ngjarja e mbrëmshme në Parkun e Qytetit në Gjilan është dëshmi e gjendjes alarmante me qentë endacak

Riad Rashiti: Ngjarja e mbrëmshme në Parkun e Qytetit në Gjilan është dëshmi e gjendjes alarmante me qentë endacak
Avatar photo Redaksia

“Ngjarja e mbrëmshme në Parkun e Qytetit në Gjilan është dëshmi e gjendjes alarmante me qentë endacak. Një kalimtar i pafajshëm u sulmua nga qentë endacak dhe, në ikje e sipër, u godit edhe nga një veturë. Ky është realiteti i hidhur që po përballen qytetarët tanë çdo ditë”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit.

Ai tha se kjo gjendje është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kryetarit aktual të komunës, i cili ka dështuar ta zgjidhë një problem kaq jetik për sigurinë e njerëzve. Një kryetar i tillë duhet të ik sa më shpejt nga drejtimi i komunës.

EkoHigjiena

“Si kandidat i PDK për kryetar të Komunës së Gjilanit, u siguroj qytetarëve që brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sime, asnjë qen endacak nuk do të bredhë rrugëve të qytetit. Do të sigurojmë trajtim dhe kujdes human për ta, por mbi të gjitha, do të garantojmë siguri për fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Riad Rashiti.

Rashiti, që në zgjedhjet e 12 tetorit, garon për postin e të parit të komunës tha se është koha për një udhëheqje që e mbron qytetarin dhe e merr seriozisht sigurinë publike.  /2LONLINE/