DYLON

Riad Rashiti: Ne jemi falënderues për rritjen e besimit që e kanë treguar qytetarët për PDK-në e Gjilanit

Riad Rashiti: Ne jemi falënderues për rritjen e besimit që e kanë treguar qytetarët për PDK-në e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sipas Riad Rashitit, kryetar i PDK-së, së Gjilanit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Gjilanit, procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente, duke treguar pjekuri politike dhe maturi qytetare, për të realizuar secili të drejtën e vet për të votuar për subjektin e caktuar politik, bazuar në vlerësimet e tyre për punën e pushtetit dhe të opozitës në Gjilan dhe në Kosovë.

“Nuk është pak që mbi 10 mijë gjilanas ia hoqën besimin e dhënë pushtetit të VV-së, si pasojë e dështimeve të mëdha në të gjitha projektet kapitale për Gjilanin, si pasojë e degradimit të institucioneve tona dhe për keqpërdorimet e mëdha që i kanë bërë gjatë këtij mandati katër vjeqar qeverisës. Ne jemi falënderues për rritjen e besimit që e kanë treguar mbi 8 mijë qytetarë të Gjilanit (2500 vota më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2021).”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Sipas tij, prej vitit 2010 e këndej, si parti në Gjilan kanë pësuar rënie në secilin proces zgjedhor për shkak gjendjes jo të mirë në degë. “Për herë të parë pas 15 vitesh, dje në Gjilan e kemi shënuar ngritjen dhe rritjen e parë si subjekt politik, falë unitetit të krijuar në degë, reformës së brendshme, ri-organizimit dhe kontributit të secilit anëtar në kuadër të strukturës sonë”, ka thënë Rashiti.

I pari i PDK-së së Gjilanit, ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje secilit qytetar, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të PDK-së për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e tyre gjatë kësaj fushate, duke treguar fuqinë e PDK-së e cila është rritur dhe do të rritet edhe më shumë, për garën e re dhe për t’i fituar zgjedhjet komunale.

“I falënderoj kandidatët tanë për deputet, të cilët kanë bërë një fushatë tejet pozitive, ku puna e tyre bashkë me strukturën e degës, ka treguar se ne po ri-kthehemi gradual aty ku e meritojmë vendin tonë për të udhëhequr me Gjilanin”, ka thënë Rashiti.

Ai shtoi se energjia, pozitiviteti, motivi që ka treguar struktura dhe anëtarësia e PDK në Gjilan, e bëjnë edhe më të vendosur për të vazhduar rrugëtimin politik deri në fitoren e zgjedhjeve. Për PDK-në, fushata për zgjedhjet komunale fillon që nga nesër e tutje.

“Kjo fushatë e dëshmoi se ne, bashkë jemi shumë më të fortë dhe mund të arrijmë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Faleminderit të gjithëve juve, ju jam mirënjohës të pa përjashtim”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.