DYLON

Riad Rashiti: Në çdo lagje po vazhdon mobilizimi për fitoren e madhe të 12 tetorit

Riad Rashiti: Në çdo lagje po vazhdon mobilizimi për fitoren e madhe të 12 tetorit
Avatar photo Redaksia

“Në çdo lagje po vazhdon mobilizimi për fitoren e madhe të 12 tetorit”, thotë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas tij, në Gjilan po marrin fund fjalët e kota dhe mashtrimet.

EkoHigjiena

“Prej 12 tetorit ata ende do të vazhdojnë të flasin, ndërsa ne do të hapim frontin e madh të punëve, për projektet e zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë Rashiti.

Ai theksoi se Lagjja Dheu i Bardhë, e cila për vite me radhë ka jetuar në një gjendje të rënduar, do të marrë trajtimin që e meriton.

“Si hap i parë, menjëherë në nëntor, do të fillojmë: Riparimin e të gjitha rrugëve, Ndërtimin e trotuareve, Ndriçimin publik, Furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm.  Gjilani ka vendosur për punë dhe zhvillim. Më 12 tetor, nis epoka e punëve të mëdha”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.