DYLON

Riad Rashiti: Me qeverisjen time bursat për studentët e Gjilanit do të jenë 1000 euro

Riad Rashiti: Me qeverisjen time bursat për studentët e Gjilanit do të jenë 1000 euro
Avatar photo Redaksia

“Në Gjilan po merr fund një periudhë e mbrapshtë. Rinia jonë meriton shumë më tepër. Me qeverisjen time bursat për studentët e Gjilanit do të jenë 1000 euro’, thotë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Rashiti tha se me qeverisjen e PDK-së, rinia do të jetë pjesë e vendimmarrjes, për veten e saj dhe për të mirën e gjithë qytetarëve të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Me qeverisjen time, rinia nuk do të mbetet spektatore, por do të jetë forca kryesore e zhvillimit dhe perspektivës së një qyteti që e meritojmë të gjithë. Faleminderit për këtë mobilizim dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga Rinia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.