DYLON

Riad Rashiti me bashkëpunëtorë mirëpriten në familjet e dëshmorëve Abdullah Tahiri dhe Arben Ramadani

Riad Rashiti me bashkëpunëtorë mirëpriten në familjet e dëshmorëve Abdullah Tahiri dhe Arben Ramadani
Avatar photo Redaksia

”Sot na nderuan me pritjen e tyre familjarët e atdhetarit e dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri…. Familja e dëshmorit të kombit Arben Ramadani, është njëra nga familjet e shumta shqiptare, që luftës për liri ja dha birin e tyre”, bënë të ditur Riad Rashiti, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Vizitë në familjen e Abdullah Tahiri

Sot na nderuan me pritjen e tyre familjarët e atdhetarit e dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri!

Evokuam të kaluarën tonë të lavdishme, e sakrificat e panumërta të familjeve atdhetare, të cilat kishin një ideal e mision të vetëm, lirinë!

Mirënjohje, respekt e nderim të përjetshëm!

Vizitë në familjen e Arben Ramadanit

Familja e heroit Arben Ramadani, është njëra nga familjet e shumta shqiptare, që luftës për liri ja dha birin e tyre.

Edhe sot, çdo kujtim është i freskët, e dhembja mbetet e njejtë, por krenaria i mban të fortë e liria na jep krahë të gjithëve që shtetin tonë ta bëjmë më të fortë e më të mirë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.