Riad Rashiti: Kudo që po shkojmë mbështetja e qytetarëve është e jashtëzakonshme
Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se kudo që po shkojnë, mbështetja e qytetarëve është e jashtëzakonshme.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se në çdo lagje, strukturat e PDK-së janë të mobilizuara për fushatën zgjedhore.
Rashiti ka thënë se kjo parafushatë po kthehet në një frymëzim të madh për ndryshimin që ka nisur me hov drejt fitores së madhe të Gjilanit.
“Një falënderim i veçantë për kandidaten tonë Shota Ramadani, për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e saj në këtë rrugëtim. 12 tetori është një ditë e rëndësishme për qytetarët e komunës sonë, dita kur vendoset për të ardhmen e Gjilanit”, ka thënë Rashiti.
Përndryshe, sipas PDK-së në çdo lagje, strukturat e PDK-së janë të mobilizuara për fushatën zgjedhore.
“ Ky mobilizim tregon përkushtimin e kandidatit për kryetar të komunës, Riad Rashiti, për të fituar këtë garë të rëndësishme që i shërben qytetarëve dhe gjithë komunës së Gjilanit. Bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Endrit Shabani, ne zotohemi për një qeverisje komunale të angazhuar, që do të realizojë projekte të mëdha dhe do ta zhvillojë qytetin tonë’, thuhet në njoftimin e PDK-së. /2LONLINE/
