DYLON

Riad Rashiti i PDK-së falënderon mbështetësitë

Riad Rashiti i PDK-së falënderon mbështetësitë
Avatar photo Redaksia

“Faleminderit Gjilan. Mbrëmë dëshmuam edhe një herë forcën, unitetin dhe besimin e madh që qytetarët kanë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në vizionin e Bedri Hamzës për Kosovën”, është shprehur pas tubimit qendror të PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, kryetar i degës.

Ai tha se një falënderim i veçantë është për  kryetarin e partisë, Bedri Hamza për prezencën, mesazhin e qartë dhe përkushtimin e tij për ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike dhe institucionale drejt zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së përgjegjshme.

“Faleminderit secilit anëtar, aktivist, simpatizant dhe qytetar që ishte pjesë e këtij tubimi madhështor. Energjia, mbështetja dhe besimi juaj janë motivimi ynë më i madh. Më 7 qershor, me unitet dhe mobilizim, vazhdojmë rrugën drejt fitores së PDK-së dhe drejt fitores së Kosovës”, ka thënë Rashiti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.