DYLON

Riad Rashiti: Gjilani është zhytur në krizë të thellë

Riad Rashiti: Gjilani është zhytur në krizë të thellë
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetari PDK-së, Dega në Gjilan ka thënë se qytetarët po e kërkojnë zhvillimin dhe stabilitetin. Qeverisja aktuale e ka fundosur qytetin tonë. Gjilani është zhytur në krizë të thellë, pa investime, me buxhet të keqmenaxhuar, me shpenzime të pakontrolluara, nepotizëm dhe vendime të jashtëligjshme.

Por, sipas tij, koha e dështimeve dhe degradimeve përfundon më 12 tetor (kur janë paraparë zgjedhjet lokale).

EkoHigjiena

“Së shpejti, Gjilani do të ketë një qeverisje profesionale, të ndershme dhe transparente. Një qeverisje që flet me qytetarin, që e respekton gruan dhe e bën pjesë të barabartë në vendimmarrje, që fuqizon të rinjtë dhe që investon në zhvillimin e çdo lagjeje e fshati”, ka thënë Rashiti, i cili do të jetë kandidati i PDK-së, për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit.

Ai tha se është i përkushtuar të rikthej besimin, dinjitetin dhe zhvillimin në qytetin e Gjilanit.

“Ky është misioni im. Por për me ja dalë, “na duhesh edhe ti””, ka thënë Rashiti i PDK-së, duke iu referuar edh sloganit të këtij subjekti që e ka për zgjedhjet e tetorit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.