DYLON

Riad Rashiti: Falënderim për qytetarët dhe përkrahësit e PDK-së në Gjilan

Riad Rashiti: Falënderim për qytetarët dhe përkrahësit e PDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetari i PDK-së, Dega në Gjilan, ka thënë se pas disa mandateve, me krenari njoftojnë se Gjilani dhe Anamorava po përfaqësohet sërish në Kuvendin e Kosovës me deputetin Arben Mustafa, falë mbështetjes së fuqishme të qytetarëve tanë dhe përkrahjes së gjerë nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Urimet më të përzemërta për deputetin Arben Mustafa për këtë sukses të merituar. I urojmë shëndet, punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Njëkohësisht, urime edhe për kandidatët e tjerë të Gjilanit për rezultatet e arritura, në veçanti për Aurora Osmanin, për angazhimin dhe kontributin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe falënderim i veçantë për Selver Xhelilin dhe Adrijana Latifin për mobilizimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Ai poashtu pati një falënderim edhe për shefin e Shtabit, Izmi Zekën dhe për të gjithë anëtarët e shtabit zgjedhor, përfaqësuesit e nëndegëve dhe secilin anëtar e anëtare të strukturave të Degës së PDK-së në Gjilan, për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar.

“Në mënyrë të veçantë, falënderojmë qytetarët e Gjilanit, votuesit dhe përkrahësit tanë besnikë, për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. Ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i besimit tuaj. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për secilin kontribut tuajin”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.