DYLON

Riad Rashiti: Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin

Riad Rashiti: Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit ka thënë se Kryetari i komunës së Gjilanit ndaj të gjithëve e ka humbur luftën, sot po i lufton gratë profesioniste që kanë dije e guxim, përmes cenimit të sigurisë dhe integritetit të tyre në pozitat udhëheqëse

“Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar përshkak gjendjes së jashtëzakonshme që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së duke ia thyer cilindrin e zyres saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit”, thotë Rashiti.

EkoHigjiena

Sipas tij, drejtoresha e buxhetit znj.Herolinda Murati Leka është e fundit që është përballur me një kaos institucional, të krijuar nga veprimet e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe e cila sot është detyruar të jap dorëheqje nga pozita e saj, sepse nuk ka mundur të lejojë këtë ndërhyrje fizike të vrazhdë në vendin e saj të punës.

“Dy drejtoresha të Arsimit, dy të Shëndetësisë, e QKMF-së, drejtoresha e Prokurimit, menaxherja e ZKF-së, menaxherja te Urbanizmi, drejtoresha e shkollës fillore Thimi Mitko, të gjitha këto janë përballur me probleme dhe presione të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit deri në dorëheqjet e tyre nga këto pozita udhëheqëse. E vetmja që ka mbetë prej drejtoreshave në komunën e Gjilanit është ajo e inspeksionit edhe pse gjendja edhe aty ka qenë dhe është alarmuese”, ka thënë i pari i PDK-së.

Sipas tij, ato gra të ndershmen kanë treguar profesionalizëm, guxim dhe integritet në punën e tyre udhëheqëse dhe kjo i ka penguar këtij kryetari burracak të komunës së Gjilanit.

“Dorëheqja e kryetarit të komunës është një akt i duhur në këtë situatë të jashtëzakonshme të komunës së Gjilanit. Por duke e njohur karakterin e tij dhe mungesës së moralit politik dhe institucional të tij, kjo nuk ka ndodhë, e Gjilani do të vazhdojë me këtë katrahurë deri në zgjedhjet lokale, si momenti i largimit të tij nga qeverisja komunale”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.