DYLON

Riad Rashiti: Diaspora është pasuria më e madhe e Gjilanit

Riad Rashiti: Diaspora është pasuria më e madhe e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Në 100 ditët e para të qeverisjes sime do të ndërmarrë hapa konkretë për të fuqizuar lidhjen me bashkatdhetarët tanë dhe për të hapur dyert e investimeve të tyre në vendlindje”,  ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka përmendur: Rihapjen e Zyrës për Diasporë, Zero taksa për investimet e diasporës, 500 hektarë tokë komunale për investime të huaja dhe të diasporës, Përfaqësim i veçantë për diasporën në Zvicër dhe Gjermani.

EkoHigjiena

Rashiti ka thënë se bashkë me qytetarin do të krijojnë një Gjilan të zhvilluar, me më shumë vende pune dhe mundësi për gjeneratat e reja.

“Diaspora ka dhënë shumë për vendin tonë, tani është koha t’i japim mbështetjen dhe hapësirën që meriton. Na duhesh edhe ti, që deri më 12 tetor të kthejmë dinjitetin për Gjilanin”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/