DYLON

Riad Rashiti: Asnjë punë e hairit nga ky pushtet aktual!

Riad Rashiti: Asnjë punë e hairit nga ky pushtet aktual!
Avatar photo Redaksia

“Pusetat skandaloze, rrëshqasin bashkë me dheun dhe kthejnë ujërat e zeza në shtëpit e qytetarëve. Asnjë projekt të vogël nuk patën aftësi ta bëjnë siç duhet, totalisht të paaftë. Rasti i fundit në Livoq të Epërm është dëshmi e qartë e keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit.

Sipas tij, edhe pse është investuar para pak muajsh në rrjetin e kanalizimit, punimet janë kryer pa standarde dhe pa mbikqyrje profesionale, gypat dhe pusetat janë vendosur në dheun e pastruar të lumit, i cili tashmë pas çdo reshje shiu është duke rrëshqitur dhe duke shkaktuar dëme të atyre nvestimeve.

EkoHigjiena

Rashiti thotë se sipas banorëve, ky rrjet kanalizimi nuk është funksional. Ujërat e zeza po u kthehen familjeve në oborre e madje edhe brenda shtëpive të tyre, duke rrezikuar shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve.

“Andaj shumica e banorëve nuk po kyçen në rrjetë, por ujërat e zeza po vazhdojnë të derdhen në lumin e fshatit, ku edhe pamjet e ujit në lum tregojnë këtë gjendje të mjerueshme. Qytetarët e Gjilanit meritojnë siguri dhe cilësi, jo skandale të tilla për çdo ditë”, ka thënë Riad Rsshiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.