DYLON

Riad Rashiti: Adresa e lagjes Dardania është Gjilani, jo Novobërda

Riad Rashiti: Adresa e lagjes Dardania është Gjilani, jo Novobërda
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, që njëherësh do të jetë edhe kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit  ka thënë se adresa e lagjes Dardania është Gjilani, jo Novobërda.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarët e Lagjes Dardania, ku bashkë ndamë shqetësime, ide dhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Në këtë bashkëbisedim, së bashku me ekipin tim, prezantuam programin tonë katërvjeçar dhe u zotuam se çdo kërkesë e paraqitur do të trajtohet me prioritet dhe do të realizohet me kohë”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

EkoHigjiena

Ai tha se sa i përket kërkesës së kësaj qeverisjeje që banorët e Dardanisë të regjistrohen si banorë të Novobërdës, “e bëmë të qartë vendosmërinë tonë se kjo nuk do të pranohet dhe nuk do të lejohet kurrë”.

“Para banorëve të Dardanisë u zotuam gjithashtu se: adresat e tyre do të mbeten në Gjilan, do të ketë infrastrukturë të rregulluar e funksionale, pastërti dhe ambient të mirëmbajtur, siguri publike për çdo familje dhe përfundim të projekteve të nisura e të lëna përgjysmë”, thotë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit dhe kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.