DYLON

Rezultati “bardh si bora” në derbin Gjilani – Drita

Rezultati “bardh si bora” në derbin Gjilani – Drita
1 minutë lexim

SC Gjilani  – FC Drita përmbyllin një derbi të Superligës duke luajtur pa gola. Ndonëse të dyja skuadrat gjilanase u përpoqën që përgjatë 90-minutave lojë të gjejnë rrugën e golit, nuk ia dolën.

Ndeshja e taktizuar mes këtyre rivalëve të theksuar përfundoi me portat të paprekura duke bërë që të dyja këto skuadra të marrin vetëm nga një pikë, në ndeshjen e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në Futboll.

EkoHigjiena

Tani Drita ka 28 pikë të grumbulluara nga 15-të ballafaqime dhe mban pozitën e tretë, derisa Gjilani ka 23 pikë po nga aq  ballafaqime, duke u pozicionuar, për momentin, në pozitën e katërt.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.