DYLON

Rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme

Avatar photo Redaksia

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendpsje ka pranuar të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme. Në këto zgjedhje u votua për dy çështje: (1) për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe (2) për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm. Në vijim janë paraqitur rezultatet paraprake për këto dy votime që u mbajtën në datat 21 dhe 22 shkurt 2015:

Votimi për Kandidatin për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri:

EkoHigjiena

Për: 96.42%
Kundër: 1.88%
Abstenim: 1.32%
Të pavlefshme: 0.37%

Votimi për ndryshimin statutor:

Për: 87.57%
Kundër: 9.07%
Abstenim: 3.00%
Të pavlefshme: 0.35%

Rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.